E KRYER/ Skënderbeu shet një tjetër titullar të rëndësishëm, transferim me peshë në Kazakistan

Mario Rabiu do të transferohet nga Skënderbeu te Aktobe. Këto janë raportimet e fundit nga Kazakistani, që e bëjnë gjithçka të kryer.

Kështu bardhekuqtë do të shtojnë të tjera të ardhura, pas transferimit të Rashicës në Ukrainë. Kujtojmë se Rabiu nuk ishte i gatshëm dje ndaj Tiranës, ndërsa korçarët u mposhtën me rezultatin 1-0.

Skënderbeu vazhdon të jetë ndër klubet shqiptare që grumbullon më tepër të ardhura në merkato. Ndërkohë që ky sezon nuk po shkon si duhet, pasi bardhekuqtë mbyllin tabelën e renditjes dhe rrezikojnë seriozisht mbijetesën.

Rabiu

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us