“E kthyen në mish për top për interesa politike”, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles së luftës për pushtet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Londër u ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani.

Rama tha se po shfrytëzohet për luftën e pushtetit.

Në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujrave të zeza të poltiikës e viktimës. Askush nuk pyet më as për familjen viktimës apo për të gjetur rrugën cila është mënyra

Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Nxitur ndasi, tjerrë me ditë e net lloj lloj llafesh sajuar lloj lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për topat e interesit të politikës e biznesit mediatic. Ku bën vaki?

Ku bën vaki, në cilin vend demokratik,  që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, tha Rama

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us