E PAPRITUR/ Emri i Brojës larg 5 ligave kryesore, rivalët e liderit të Kombëtares kërkojnë sulmuesin shqipta

Armando Broja ka përfunduar në  qendër të merkatos, teksa largimi nga Chelsea është çështje ditësh. Sulmuesi shqiptar është rikthyer te “Blutë” pas huazimit te Everton dhe tashmë nuk ndodhet as në planet e londinezve.

Emri i tij është lidhur ngushtë me disa skuadra në Angli, Itali dhe jo vetëm. Por surprizë është skuadra e fundit që ka dalë në skenë për të. Celtic në Skoci duket se po shikon me interes pistën për transferimin e shqiptarit.

Skocezët kërkojnë përforcime në sulm dhe karakteristikat e 23-vjeçari duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve.  Siç dihet kartoni i Brojës është në pronësi të Chelsea dhe mbetet të shihet nëse “Blutë” do të vazhdojnë ta huazojnë apo do ta shesin përfundimisht.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Gjithashtu nëse Broja do të kalonte në Skoci, do të kishte rival Nedim Bajramin. Ky i fundit luan me Rangers në kampionatin skocez.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us