E papritur/ Një ditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i Partisë Socialiste dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorezuar mandatin, dy dite pasi u paraqit ne Prokurorine e Posacme.

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.

Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Deri në këto momente, Cyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.

Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

Lajme të tjera |  Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka fund...fëmijë e gra në rresht të parë: Revolucion, dorëheqje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us