Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Pisa në Itali. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Beni Arshiaj, 37 vjeç.
Bëhet me dije se ai është vrarë sapo ishte kthyer nga puna dhe në vendngjarje ishte prezent dhe djali i tij i mitur, ndërsa autorët raportohen se janë 2 burra të cilët më pas u larguan me vrap. Nga ana tjetër, fqinjët dëshmuan para autoriteteve se pas krimit ata panë dy persona që u larguan me një motoçikletë, por ende nuk dihet nëse ata janë të lidhur me vrasjen.
37-vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë.





