E rëndë në Berat! Ishte duke punuar në arë me babain dhe hyri në lumë për t’u freskuar, mbytet 15-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Orziaj, në Berat, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Osum.

Sipas informaconeve paraprake 15-vjeçari Fatjon Sadushi, ndodhej me të atin duke punuar në arë, kur ka vendosur të hyjë në lumë për t’u freskuar, por rrjedha e lumit e ka tërhequr disa metra poshtë.

Mësohet se babai i 15-vjeçarit ka hyrë menjëherë në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e ka nxjerrë të birin pa shenja jete. Trupi i të miturit është transportuar në morg ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor dhe Policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lajme të tjera |  Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e rolit të agjentit të dyfishtë Kim Philby

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us