E rëndë në Berat/ Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’, transportohet tek Trauma!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit ku një 69-vjeçare, shtetase e huaj është rrëzuar nga muri rrethues i Kalasë.

Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen Lumnika Kaceli, banuese në Tiranë dhe me kombësi hollandeze.

Ndërsa mësohet se për shkak të rënies nga lartësia ajo ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe lëndime të shumta në trup.

Menjëherë pas ngjarjes 69-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht thuhet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ndodhet në vendgjarje duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ndodhisë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us