E rëndë në Durrës / Dy vëllezër qëllojnë me thikë një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës, pas një konflikti me dy vëllezër.

Policia e qytetit thotë se dy autorët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us