E rëndë në Greqi/ E zuri masivi i dheut gjatë punimeve për kanalizimet, humb jetën punëtori shqiptar

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.

Sipas mediave greke, shqiptari, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, kur gjatë gërmimeve masivi i dheut u shemb dhe e zuri poshtë.

Autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit të ndërtimit lidhur me ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Lajme të tjera |  Përvëlohet Shqipëria, sot temperaturat kapin 42 gradët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us