E ‘tradhëtoi’ fytyra, shqiptari kapet në Itali me 16 kg kokaine në makinë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 16 kg kokainë në makinë. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u ndalua në Perugia për një kontroll nga policia por u “tradhtua” nga mënyra se si reagoi.

Gjatë ndalimit nga Policia, i riu u shfaq menjëherë i nervozuar dhe i shqetësuar, pa mundur të justifikonte qëndrimin e tij. Droga e ndarë në 15 blloqe u gjet e fshehur nën dyshemenë e bagazhit të makinës.

Gjithashtu u kontrollua edhe shtëpia e 29-vjeçarit dhe më pas u konstatua se nuk kishte precedentë penalë

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us