“Edhe unë 12 vjeçe jam martuar”, nëna e 14-vjeçares kërkon lirimin e dhëndrit: Punon dhe mban nusen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë.

Policia njoftoi se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, Dritson Kurti, i cili është vënë në pranga.

Lidhur me këtë çështje ka folur Luljeta Jenuzi, nëna e të miturës:

“E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç.

Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us