Dinamo ka barazuar në shtëpi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri shkodran, Edi Martini.
“Jam këtu për respekt të tifozërisë shkodrane, nëse kjo zonja që drejton emisionin nuk kërkon falje për racizmin e lojtarëve me ngjyrë, unë nuk flas”, tha Martini shkurt dhe u largua.





