Edin Dzeko drejt rikthimit në Itali, klubi i Serie A afër marrëveshjes me sulmuesin

Edin Dzeko është një nga futbollistët që mund të rikthehet në Itali. Skuadra e Fiorentinës kërkon që sulmuesi të jetë sërish pjesë e kampionatit italian.

Skuadra “vjollcë” është shumë afër arritjes së marrëveshjes për boshnjakun. 39-vjeçari me Fenerbahcen në këtë sezon luajti në 53 ndeshje, ku shënoi 21 gola dhe dhuroi edhe 8 asiste.

Në fund të këtij muaji futbollisti del lojtar i lirë dhe Fiorentina shpreson të arrijë e shërbimet e tij. Eksperienca e Dzekon bën që drejtuesit të kenë besim tek aftësitë e tij. Siç dihet në Serie A ka luajtur me Inter dhe Roma.

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us