Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne, në Agios Panteleimon, të Athinës, Greqi.
Sipas informacioneve të mediave greke, viktima është rreth 35 vjeç, me origjinë shqiptare dhe ra i vdekur nga një plumb që mori në mes të rrugës.
Viktima ka një plagë me armë zjarri në kokë. Një gëzhojë u gjet pranë tij, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me një rast droge ose mosmarrëveshje personale.





