Elseid Hysaj u largua i dëmtuar nga fusha, zv. trajneri: Dukej lëndim i dhimbshëm, ai është një lojtar fantastik

Elseid Hysaj la përpara kohe fushën e lojës mbrëmjen e djeshme. Mbrojtësi shqiptar po shfaqte një nivel mjaft të mirë loje kundër Kaljarit, por një dëmtim bëri që të dilte përtej vijave kufizuese.

Zëvendëstrajneri i Lacios ka deklaruar pas ndeshjes se lëndimi i Hysajt dukej tepër serioz, megjithëse ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare  për shkallën e tij.

“Ishte e dhimbshme. Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë shumë i keq. Ai është një lojtar fantastik. Ne e vlerësojmë shumë atë (Hysajn). Lëndimi dukej mjaftueshëm i rëndësishëm.

Do të kryejë të gjitha vizitat e duhura. Shpresojmë të mos mungojë shumë gjatë. Jemi një skuadër që shpenzojmë shumë në stërvitje, edhe atë që luajnë pak, janë të gjithë të përfshirë”, ka deklaruar Fabricio Del Roso.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us