EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, makina i preu rrugën ndërsa motoçikleta u afrua dhe i qëlloi

Dy shqiptarë u plagosën rëndë në një atentat me armë zjarri në qytetin Turate, në Como, mbrëmjen e djeshme, më 21 shtator. Shënjestra e këtij atentati ishin Indrit Lleshaj, 44 vjeç, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, të dy banues në zonën e Milanos dhe të njohur për policinë, u sulmuan ndërsa udhëtonin me një makinë tip Audi Q5.

Sipas mediave italiane, atentati ndodhi kur një makinë e paidentifikuar u preu rrugën dhe menjëherë pas kësaj, një motoçikletë me dy persona të maskuar u afrua. Autorët thyen xhamin e përparëm të automjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt shqiptarëve, duke i plagosur rëndë në gjoks dhe qafë.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e ngjarjes, gjithashtu ka bërë me dijë se Leshaj dhe Lazari nuk janë emra të panjohur për autoritetet italiane.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Që dy shqiptarët për momentin ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us