EMRAT: Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja kush janë më të votuarit (mbeten jashtë disa prej “besnikëve” të Berishës)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shpalli mbrëmë 20 anëtarët e rinj të Kryesisë.

Në orët të para të së enjtes, rreth orës 4 të mëngjesit, komisioni i zgjedhjeve i drejtuar nga Gazment Bardhi shpalli listën e fituesve, në mesin e të cilëve më e votuara rezulton të jetë Ilda Zhulali.

Te lista e burrave mësohet se Grigels Muçollari ka siguruar 170 vota, ndërkohë që Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi nuk renditen në mesin e të votuarve.

Në garën e zhvilluar ditën e djeshme, aktivistja Julia Emiri u zgjodh si kryetare e Këshillit Kombëtar të PD.

Aktivistja Emiri arriti të siguronte 207 vota, ndërsa kandidatja tjetër Silva Hasaj ka marrë 83 vota.

Me votat e marra, Julia Emiri ka siguruar “karrigen” e Edi Palokës, i cili ka qenë deri më tani kryetar i Këshilli Kombëtar.

Nga ana tjetër Sali Berisha ka vendosur të bëjë një ristrukturim thelbësor në kryesinë e Partisë Demokratike, duke mos rikandiduar më shumë se gjysmën e anëtarëve të zgjedhur gjatë katër viteve të fundit.

Lajme të tjera |  "Der Spiegel": "Revolucioni i flamingove" në Shqipëri jo vetëm kundër dhëndrit të Trump

Nga 17 anëtarët e zgjedhur më parë, Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën, duke i dhënë një tjetër drejtim strukturës drejtuese.

Nëntë emra, të cilët ishin ndër mbështetësit e hershëm të Foltores dhe Rithemelimit, nuk do të jenë më pjesë e kryesisë së dalë nga Këshilli Kombëtar.

Mes tyre spikasin ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.

Kandidatet zonja (6 më të votuarat)

Ilda Zhulali 211

Eda Grimçi 177

Edith Harxhi  151

Mimoza Hajdarmataj 132

Lili Sulaj 124

Floriana Garo 114

——

Adriana Tolka 21

Alketa Mukadelati 23

Armanda Zeqiri 16

Denisa Kele 32

Eleina Qirici 99

Enkelejda Sallaku 66

Fatmira Kola 42

Ilirjana Kuçana 80

Mirela Tabaku 70

Kandidatët nga rinia (3 vajza, 3 djem)

Lajme të tjera |  INTERVISTA/ Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s'mund të më japë njeri leksione mua

Andia Ulliri 159

Glauk Olldashi 119

Nikola Kedhi 88

Fatjon Bathorja 86

Loreanca Hoxha 83

Desada Xhetani 64

——

Arlind Ahmetaj 3

Arnold Kariqi 42

Arlind Ahmetaj

Arsen Dushku 9

Erges Eskiu 71

Eva Metaj 59

Xhonatan Pano 48

Julian Beqiri 12

Jurgen Spaho 53

Kristina Gjoka 45

Laviola Guma 6

Mario Runa 20

Neada Stana 44

Nikolin Çali 51

Rezenbrik Serjani

Tedi Kopliku 73

Xhorxhia Niço 46

Xhulja Xhekaj 55

Kandidatët meshkuj (8 më të votuarit)

Grigels Muçollari 170

Ervin Minarolli 167

Fisnik Qosja 158

Gjin Gjoni 150

Dorian Teliti 132

Atird Hoxha 124

Ilir Alimehmeti 122

Keltis Kruja 115

—————————–

-Alfred Lela 62

-Arjan Ndoja 104

-Asllan Dogjani 65

-Aurel Bylykbashi 53

-Bislim Ahmetaj 71

-Edi Paloka 67

-Enri Çeno 94

-Fidel Kreka 19

-Gazmir Spahija 102

-Gent Strazimiri 79

-Lefter Gështenja 106

-Luan Baçi 70

-Lefton Kodhelaj 9

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us