Teksa gjithnjë e më tepër po flitet për emrat e rinj të ministrave në qeverinë Rama 4, tashmë duket se kanë nisur edhe ndryshimet e para.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot janë liruar nga detyra tre zëvendësministra, përkatësisht, Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.
VENDIMET:
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.