Erdogan po vjen në Shqipëri për inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë?

Ashtu siç u njoftua  pak ditë më pare, një arsye e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri mund të jetë edhe inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë. Sipas Ora News, ditën e sotme, vetëm pesë ditë përpara vizitës së Erdogan në vendin tonë, në xhami janë duke u kryer disa prova në gjuhën turke. Në videon e publikuar, qartazi dëgjohen provat që po bëhen në gjuhën turke.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Vizita e tij zyrtare pritet të zhvillohet në datat 10 dhe 11 tetor. Vizita do të nis në Tiranë, ndërsa më datë 11 Tetor do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Beograd.Për shkak se vizita e Erdogan nuk ka ende një axhendë të publikuar, nuk dihej nëse kjo vizitë do të kishte lidhje me Xhaminë e Namazgjasë.

Lajme të tjera |  SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi për të cilën dyshon se është në pronësi të Ballukut, shtohen dy akuza të reja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us