Erdogan telefonon homologun iranian: Incidentet të papranueshme, Irani: Do hetojmë, raketat nuk janë nisur nga ne!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, për të diskutuar tensionet rajonale dhe incidentet e fundit që përfshijnë hapësirën ajrore turke.

Erdogan theksoi se çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet për asnjë arsye. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u përgjigjur incidentëve të tilla.

Nga ana e tij, Pezeshkian deklaroi se raketat që raportohen të kenë hyrë në hapësirën ajrore turke nuk ishin me origjinë iraniane dhe se do të kryhet një hetim i plotë për të përcaktuar burimin e incidentit.

Komentet vijnë pas neutralizimit nga mbrojtja ajrore e NATO-s të një tjetër rakete balistike që hyri në hapësirën ajrore turke. Erdogan gjithashtu theksoi se sulmet ndaj vendeve fqinje nuk i shërbejnë askujt dhe duhet të ndalen menjëherë.

Ai nënvizoi rëndësinë e rihapjes së kanaleve diplomatike dhe tha se Turqia po punon për të mbështetur përpjekjet që synojnë deeskalimin dhe dialogun në rajon. Erdogan shprehu gjithashtu keqardhje për humbjen e jetëve civile gjatë konflikteve, duke iu referuar veçanërisht sulmit ndaj një shkolle në Minab.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Gjithashtu, presidenti turk përsëriti ngushëllimet për ndarjen nga jeta të udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, dhe shprehu shpresën se zgjedhja e Mojtaba Khameneit si udhëheqës i ri suprem do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us