Erion Veliaj për Report Tv: Nga projektet strategjike për Tiranën te zgjedhjet! Në 2025 PS rikonfirmohet në pushtet, marrim mbi 74 mandate

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv ka folur për projektet strategjike për Tiranën dhe zgjedhjet e 2025.

Veliaj ka deklaruar se brenda këtij mandati pritet të përfundojë puna për ndërtimin e Terminalit Perëndimor në kryeqytet. Ai shtoi se po përgatitet projekti për financimin e sheshit  fundor të Bulevardit të Ri, zonë e cila theksoi se do të jetë një “Tiranë e re” për nga zhvillimi në 100 vitet e ardhshme. Dy projekte që nënvizoi kryebashkiaku ishin edhe ato të stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”.

Tani kemi filluar punën për Terminalin Perëndimor, kështu që, dua që brenda këtij mandati ta zgjidhim edhe atë situatë. Terminali do të jetë në të njëjtin vend, te Kthesa e Kamzës. Jemi në detajet e fundit përpara se të firmosim financimin për sheshin fundor të Bulevardit të Ri. Kemi filluar të gjitha procedurat tani për një stadium të ri aty ku është “Selman Stërmasi” ose Pallati i Sportit Partizani “Asllan Rusi” për atë hangar të improvizuar si Pallat Sporti por që ka nevojë për një Pallat Sporti të mirëfilltë”, deklaroi Veliaj.

Lajme të tjera |  Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

Ai u ndal edhe te qendra e madhe e panaireve që parashikohet të ndërtohet mes Farkës dhe Lundrës, një projekt ky i përbashkët me qeverinë. Nga ana tjetër Veliaj foli edhe për zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, e cila përveç infrastrukturës do të sjellë një realitet të ri ekonomik për të dyja këto zona.

“Një projekt për të cilin po punojmë me qeverinë ka të bëjë me një qendër të madhe panairesh. Ne kemi një marrëdhënie shumë solide me bashkinë e Veronës.  Ne duam që me “Fiera di Verona”, panairi më i madh i verës, të kemi një qendër të ngjashme panairi mes Farkës dhe Lundrës. Ndërkohë Unaza do të ketë një lidhje me zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, pranë impiantit të ujërave të zeza të Tiranës, një tokë shumë e madhe, pjesa më e madhe ka qenë bashkiake, kemi bërë edhe shpronësime të cepave që ka qenë tokë djerrë e po kthehet në ndarje ku do të jenë kapanonet e kompanive që do të punojnë në zonën e lirë ekonomike të Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Kryebashkiaku foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet e 2025-ës, duke theksuar se do të fitojë më shumë se 74 mandate, ndërsa një tjetër objektiv i mandatit të tij aktual është edhe ndërtimi i Teatrit Kombëtar.

“Besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate”.

Një përgjigje ka pasur dhe për akuzat e Arben Ahmetajt Arben Ahmetajt ndaj tij dhe Kryeministrit, ku nga arratia i akuzoi për inceneratorët.

“Kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet”, tha kryebashkiaku mes të tjerash.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us