Ernest Gjoka vë “veton” për largimet, kërkesë drejtuesve per merkaton

Ernest Gjoka ka marrë pak javë më parë drejtimin e Skënderbeut pas largimit të Ivan Gvozdenovic. Timonieri i korçarëve ndeshje pas ndeshje ka nënvizuar se skuadra ka nevojë për afrime cilësore për të mbushur gropat dhe për të dalë nga fundi i klasifikimit.

Padiksutim që korçarët kanë në skuadër lojtarë mjaft cilësorë, të cilët Gjoka në asnjë mënyrë nuk dëshiron largimin e tyre. Nga sa mësohet trajneri ka një kërkesë për drejtuesit vetëm për afrime dhe të mbahet boshti i skuadrës.

Kujtojmë se pas 19 javësh, skuadra korçare i aka dalë të sigurojë vetëm 15 pikë. Aktualisht ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe tashmë synimi i klubit do të jetë ringritja e ekipit dhe mbijetesa në Superiore.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us