Evi Kokalari: I bënë gjyqin një artisti të madh si Robert Ndrenika, ndërkohë kllounët ngrenë në qiell Enver Berishën që ka zaptuar opozitën

Aktivistja demokrate, Evi Kokalari ka komentuar debatin që shpërtheu ditët e fundit për mbështetjen publike që aktori i madh, Robert Ndrenika i dha kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kokalari thotë se gjyqi që iu bë Ndrenikës, kryesisht nga analistët dhe opozita e Sali Berishës, ishte i padrejtë. Ajo shprehet se këta kllounë që shajnë Ndrenikën, ndërkohë ngrejnë në qiell Berishën sepse u ka dhënë një copë vend si deputetë në parlament.

Postimi i plotë:

Gjyqi që po i bëni Robert Ndrenikës është i padrejtë. Ka një urrejtje kaq të madhe mes shqiptarëve, sa ka hyrë tashmë edhe midis artistëve në këtë moment.

Shumica e protestuesve të teatrit ishin lojtarë të paguar të kampit tjetër politik. Pak ishin ata që kishin lidhje emocionale me teatrin dhe donin ta ruanin.

Pa diskutim që teatri ishte super i vjetër dhe kishte nevojë për rindërtim ose rinovim.  Duhej, ndoshta, që ai teatër të ishte një ndërtesë historike e Tiranës së vjetër? Personalisht mendoj se po; jo thjesht sepse ka shërbyer si një nga të paktat vende ku gjenim argëtim, por sepse aty është mbajtur gjyqi komunist kundër Musine Kokalarit dhe shumë intelektualëve të tjerë që u desh të ballafaqoheshin me llumin e vet quajtur intelektual të vendit. (Asnjë me pak intelekt, që kuptonte çfarë ishte komunizmi, nuk do të ishte bërë pjesë e atij makabriteti).

Lajme të tjera |  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962

Por sot, demokracia duhet pikërisht për të ruajtur të drejtat e Robert Ndrenikës dhe të gjithë të tjerëve për të bërë atë që ndiejnë dhe atë që besojnë, edhe pse mund të mos jemi dakord me veprimet e tij.

Ti bësh gjyq publik një artisti që ka qenë gjithnjë në majat e artit dhe kinematografisë shqiptare, flet qartë sa poshtë ka rënë niveli i atyre që bëjnë analistët nëpër emisionet e darkës.

Hajde pra, të marrim mend nga ata ‘analistë’ që suksesin më të madh e kanë pasur në Big Brother VIP (megjithëse edhe aty dështuan), e o burra, të sulmojmë figurën e Robert Ndrenikës se, për Zotin, dëm shumë na bëri duke puthur në ballë Erion Veliajn.

Lajme të tjera |  Përvëlohet Shqipëria, sot temperaturat kapin 42 gradët

Ndërkohë, Enver Berishën që ka zaptuar të gjithë opozitën, pikërisht këta klounë e ngrenë në qiell sepse u dhanë një copë vend për t’u futur si deputetë, kur s’kishin asnjë kontribut në atë parti.

Dhe e gjithë kjo lojë klounësh prezantohet si koshere në TV shqiptare.

Çfarë tragjedie jetojnë shqiptarët!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us