EXIT POLL-et në Kosovë: Ja si parashikohet rezultati i zgjedhjeve (Rezultat surprizë i LVV)

Mediat në Kosovë, në bashkëpunim me disa kompani private kanë nisur të nxjerrin EXIT POLL-et e tyre për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO ka publikuar një EXIT POLL pas mbylljes së vendvotimeve pasditen e kësaj të diele.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.3 %. PDK 21,4, %, LDK 19,3 %, AAK 7,2%

E përkthyer në deputetë ky rezultat do të thotë LVV – 46 ulëse; PDK – 24 ulëse; LDK – 22 ulëse; AAK-NISMA – 8 ulëse; Të tjerat – 20 ulëse.

Exit Poll-i i Klan Kosovës e nxjerr Vetëvendosjen me 38% ndërsa sipas atij të T7, Vetëvendosje e Kurtit merr 37% të votave, PDK me 23%, LDK me 20% dhe NISMA me 8%.

Lajme të tjera |  KQZ urdhëron Bashën: Hiq simbolet e PD nga zyrat ose do të vijë Policia e Shtetit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us