Fermerët e Devollit në protestë, vendosin traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë

Fermerë dhe blegtorë kanë dalë sot për të protestuar përballë drejtorisë së Bujqësisë në Devoll. Shkak për protestën e tyre është ulja e çmimit të qumështit, si dhe nafta për mjetet bujqësore.

Fermerët në shenjë proteste kanë marrë dhe traktorët, të cilat i kanë rreshtuar përballë drejtorisë. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e Bujqësisë, ku konkretisht kërkojnë rimbursim për çdo litër qumësht, naftë pa taksa për mjetet bujqësore, si dhe subvencionim për produktet organike. Po ashtu kanë paralajmëruar se prej datës së sotme, 10 shkurt, se protestën do ta shtrijnë në të gjithë zonën.

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us