Fermerët në Itali i bashkohen protestave evropiane kundër politikave të BE duke bllokuar qytetet

Organizatat e fermerëve në Itali nisur sot lëvizjen e protestës kundër politikave të kufizimeve bujqësore të BE duke demonstruar në qytetet më të mëdha të vendit. Sot në qytete si Roma, Bologna, Firence, Milano e Napoli u mbushën me traktorë që erdhën nga autostradat drejt qendrave, raportojnë mediat, ndërsa autoritetet paralajmëronin për bllokime lokale të trafikut por nuk pritej dhunë.

Zhvillimi vjen teksa fermerë në Rumani, Francë e Gjermani vijojnë protestën me karvanët e tyre kundër reformave mjedisore të BE që kanë shkurtuar subvencionet e tyre dhe rritur kostot e prodhimit duke i nxjerrë jashtë tregu. Në Rumani fermerët kanë bllokuar prej gati një jave rrugët kryesore me traktorë e kamionë, kundër politikave të reduktimit të subvencioneve dhe rritjes së kostove të sigurimit të makinerive. Në Gjermani fermerët janë në rrugë prej dhjetorit pas reduktimeve të ndihmës nga qeveria federale, e cila më pas u tërhoq duke e bërë më gradual ndryshimin.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Në jug të Francës protesta masive vijojnë prej ditësh teksa qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave të fermerëve. Një takim pritej sot mes kryeministrit francez me sindikatat e operatorëve bujqësorë FNSEA. Fermerët evropianë thonë se politikat e BE për “eko-tranzicionin” i heqin atyre aftësitë e konkurrencës dhe të fitimit, duke detyruar blerjen e produkteve bujqësore të lira nga vende që kanë standarde shumë më të ulëta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us