Fitoi titullin sezonin e shkuar, Egnatias i rikthehet portieri kampion

Ilir Dobjani është rikthyer te Egnatia. Kështu, portieri mbylli aventurën e tij me Laçin pas disa muajsh huazim, që prej janarit. Megjithatë, te kurbinasit Dobjani nuk u preferua si titullar.

Në këto kushte, 24-vjeçari është rikthyer përsëri te rrogozhinasit. Kujtojmë se gardiani Dobjani u shpall kampion sezonin e kaluar me Egnatian, duke qenë një nga “triumfatorët” e atij sezoni historik.

Përsa i përket karrierës së tij, tashmë mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të vazhdojë te Egnatia, apo do të kërkojë për një “shtëpi” të re. Kujtojmë se rrogozhinasit kanë titullar absolut një portieri si Mario Dajsinani.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us