Forumi i Paqes në Paris/ Rama, kritika BE-së: Evropa nuk po zgjohet, nuk ka një plan paqeje

Prej mbrëmjes së djeshme, kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes.

Rama ka folur për Evoprën sot dhe pjesën tjetër të botës. Kryeministri thotë se sot Evropa nuk ndodhet në pozicionin më të mirë duke e kritikuar dhe për një farë egoizmi për të gjykuar të tjerët për të mos kthyer sytë nga vetja.

Besoj, unë sapo vij nga Riadi ku pata nderin të isha i ftuar nga nisma e forumit për investimet për të ardhmen, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.

Kur ke mundësinë të gjendesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë, ne duhet të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve dhe qasjeve përkundrejt gjërave thelbësore, ne vazhdojmë të mendojnë që ka diçka që nuk shkon me botën dhe që është vetëm një moment në kohë dhe gjërat të kthehen siç ishin.

Sepse ne, perëndimin, dhe për Evropën mendojmë se kemi legjitimitetin moral për të besuar se ne jemi pika e referencës sesi duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar. Nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqësie që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet më i dëmshëm si këndvështrim dhe më pak i dobishëm për vetëbesimin. Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i Zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën.

Sipas meje është, diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën. Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us