Fotoja që shihini më sipër i përket Zamir Kalemit, personi që arriti t’i shpëtojë atentatit mbrëmjen e kaluar.
41-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Smart, në momentin që persona më makinë, qëlluan me kallashnikov drejt tij.
Nga të shtënat, ai mbeti plagosur rëndë, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën automjetin në Bërxhitë.
Ky atentat është i lidhur me sagën e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt si dhe Edmond Papës. Kalemi është kushuriri i Sadikajt, i njohur dhe si ‘Sanço’.