FOTO/ Ia “faturuan” golin e pësuar ndaj Dortmund, Atalanta SURPRIZON me vendimin për Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares ua kthen me të njëjtën… “monedhë”

Te Atalanta nuk ka një çështje mbi Berat Gjimshitin. Pas ndeshjes me Borussia Dortmund duket se gjithçka tashmë është qetësuar.

Pavarësisht se mbrojtësi u kryqëzua për golin e pësuar nga Atalanta në duelin me Dortmund në Champions, te italianët gjithçka i përket të shkuarës. Ditën e sotme shqiptari feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale për të ka ardhur edhe një urim nga klubi.

Gëzuar ditëlindjen Berat Gjimshiti”,ka shkruar Atalanta në postimin në rrjetet sociale. Pikërisht në këtë postim nuk ka vonuar as reagimi i kapitenit shqiptar.

Gjimshiti ka komentuar Faleminderit” poshtë këtij postimi, duke treguar kështu se palët kanë “sheshuar” pakënaqësitë dhe tashmë gjithçka është në rregullt.

FOTO/ Ia “faturuan” golin e pësuar ndaj Dortmund, Atalanta
Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us