Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.
Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+.
Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare.

“Fakti se martesa jonë nuk njihet ende ligjërisht nuk na pengon të nisim këtë rrugëtim të rëndësishëm. Kërkesa jonë për shpallje martese simbolizon hallkën e parë të një beteje të gjatë dhe të vështirë, por mbi të gjitha të drejtë. Ne jemi të vendosura të ndjekim rrugën ligjore dhe të respektojmë procedurat dhe institucionet e vendit tonë, duke sfiduar përmbajtjen diskriminuese të Kodit të Familjes, për të kërkuar njohjen e të drejtës sonë për martesë, në mënyrë të barabartë me çdo çift tjetër në Shqipëri”, thuhej në një njoftim të çiftit.






