FOTO/ Mbrëmje magjike për vëllezërit Shpendi, sulmuesit shqiptarë zgjidhen në formacionin e javës në Itali

Binjakët Kristian dhe Stiven Shpendi kanë bërë ligjin në javën e fundit të Serisë B.

shpendi

Të dy sulmuesit shqiptarë janë zgjedhur në formacionin e javës së 38-të teksa janë vlerësuar me notat 9.0 dhe 8.4. Një natë që do të mbahet mend gjatë nga vëllezërit, por edhe familjarët e tyre.

WhatsApp Image 2026-05-09 at 09.54.22

Kristiani shënoi në minutën e pestë dhe më pas asistoi vetëm dy minuta më vonë. Festa shpërtheu te tifozët vendës të Çezenës. Ai nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën 45+2, kompletoi dopietën personale kundër Padovës.

Nga ana tjetër, Stiven Shpendit i mjaftuan 32 sekonda për të zhbllokuar ndeshjen Monza-Empoli dhe më pas i dhuroi barazimin skuadrës së tij në minutat shtesë 90’+1′.

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us