FOTO/ Me mendjen te ndeshja e Kombëtares, presidenti Duka i shkruan edhe Armando Brojës

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja feston ditën e sotme ditëlindjen. Ylli kuqezi mbush sot 23 vjeç, teksa urimet për të nuk kanë munguar edhe nga presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sot feston ditëlindjen e 23-të sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese dhe çdo të mirë në jetë e karrierë! Gëzuar ditëlindjen Armando!”, shkruan FSHF në rrjetet sociale, postim i cili është shpërndarë edhe nga presidenti Duka.

Kujtojmë që Broja nuk ishte pjesë e listës së grumbullimit për ndeshjet e Nations League të këtij muaj, për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, sulmuesi kuqezi do t’i përkrahë djemtë nga ekrani i televizorit.

FOTO/ Me mendjen te ndeshja e Kombëtares, presidenti Duka i shkruan edhe

Postimi i Armand Dukës
Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us