FOTOLAJM/ Arbër Hoxha bën “golin më të bukur”, firmos “kontratën” më të rëndësishme në jetë

Arbër Hoxha ka ndryshuar status. Futbollisti i Kombëtares tashmë edhe zyrtarisht nuk është më beqarë.

Lideri i kuqezinjve është celebruar ditën e  sotme me Djellza Kadriaj. Siç dihet dyshja prej kohës janë në një marrëdhënie mes tyre, teksa tashmë e kanë zyrtarizuar.

26-vjeçari kështu bën “golin më të bukur” në jetën e tij, duke firmosur “kontratën” më të rëndësishme ndonjëherë. Diçka të tillë e ka zbuluar vetë futbollisti nëpërmjet një “Insta-Story”.

Kujtojmë se Hoxha është mjaft i kërkuar në këtë merkato vere. Aktualisht është pjesë e Dinamo Zagreb në Kroaci, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2027.

FOTOLAJM/ Arbër Hoxha bën “golin më të bukur”,

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us