Beshiktashi nuk ka pasur një sezon të mirë në kampionatin turk dhe me fundin e këtij sezoni, duhet të bëjë edhe disa lëvizje të mirë menduara në merkaton e verës. Aktualisht, klubi ka huazuar disa lojtarë me të drejtë blerje të cilët arrijnë në 48 milionë euro, por situata nuk është e mirë në aspektin monetar. Kështu, duhet vendosur se kush do të qëndrojnë e kush do të largohen.

Mes tyre, është edhe Kristjan Asllani i cili nuk është se ka bindur me bardhezinjtë por shpesh ka shprehur dëshirën për të qëndruar në kampionatin turk. 11 milionë euro duhet të paguajë klubi turk për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares por deri më tani, konkretizimi nga ana e klubit ka munguar dhe mendohet se Asllani do të rikthehet te Interi.
As për Muçin, nuk është marrë ende asnjë vendim edhe pse gjasat janë të mëdha që Trabzonspori të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi. Fundi i kampionatit është shumë afër dhe për dy mesfushorët shqiptarë, situata mbetet ende e paqartë teksa ditët në vijim do të vendoset gjithçka për të ardhmen e tyre.





