Gazetari Koka zbulon emrin e biznesmenit dhe politikanëve në dosjet e hakeruara të SPAK

Gazetari Bledian Koka ka zbuluar emrat e tre personave, dosjet e të cilëve janë hakeruar nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK.

Gazetari tha se dosjet ishin për deputetin socialist Damian Gjiknuri, pronarin e “Spitalit Amerikan”, Klodian Allajbeu dhe të Ornela Imeraj, një njeri i besuar i biznesmenit Allajbeu.

Koka tha për EuroNews Albania, se SPAK urdhëroi menjëherë mediat që këto dosje të mos publikoheshin, por lejoi sipas tij, publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, me këtë veprim, SPAK konfirmoi akuzat e Sali Berishës se është mashë e qeverisë kundër opozitës. Madje, gazetari Koka shtoi se SPAK është edhe armë e klaneve brenda PS në luftën kundër njëri-tjetrit.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us