‘Gënjeshtar, largohu’! Mbi 8500 fermerë dhe 6000 mjete në rrugë. Protesta masive në Gjermani

Fermerët organizojnë sërish protesta në Gjermani. Pritet që 5,000 fermerë me traktorë, 2,000 kamionë dhe 10,000 njerëz nga e gjithë Gjermania të marrin pjesë në protesta, raportoi Reuters. Sipas të dhënave të policisë, në tubimin e sotëm në Berlin, i cili mbyll një javë demonstrata kundër synimit të qeverisë për të hequr subvencionet për naftën për fermerët, janë mbledhur rreth 8500 pjesëmarrës në protestë me 6000 automjete.

Tubimi i sotëm në Berlin konsiderohet si kulmi i një sërë protestash fermerësh të mbajtura gjatë javës së kaluar. Ministri gjerman i financave Christian Lindner planifikon t’u drejtohet pjesëmarrësve të protestës dhe liderët e partive të koalicionit qeverisës kanë ftuar përfaqësues të fermerëve për bisedime.

Siç raporton “Bild”, fermërët bllokuan Potsdamer Platz, një nga sheshet kryesore dhe qendra e trafikut të Berlinit. Traktorët bllokuan shumë rrugë në kryeqytet. Gazeta “Tagesspiegel” e Berlinit raporton se priten mijëra pjesëmarrës në protestë, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin gjerman, që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se këto demonstrata do të jenë kulmi i valës së protestave të fermerëve, që kanë nisur në vend ditët e mëparshme.

Lajme të tjera |  Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti. Mbeten jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

Gazeta gjermane thekson se për shkak të demonstratave të fermerëve, ekziston rreziku i kaosit të trafikut në Berlin dhe në të gjithë rajonin.

‘Gënjeshtar, largohu’! Mbi 8500 fermerë dhe 6000 mjete

PROTESTA 2
‘Gënjeshtar, largohu’! Mbi 8500 fermerë dhe 6000 mjete

PROTESTA 3
‘Gënjeshtar, largohu’! Mbi 8500 fermerë dhe 6000 mjete

PROTESTA 4

Një kolonë traktorësh në Berlin

Një kolonë traktorësh hynë sot në Berlin, si pjesë e vazhdimit të protestave të fermerëve kundër një plani për heqjen e lehtësirave tatimore për karburantin Dizel që ata përdorin, raportoi AP. Policia njoftoi mbrëmë vonë se zona e rezervuar për demonstrata në Portën e Brandenburgut ishte tashmë plot.

Bremeni është gjithashtu i bllokuar

Fermerët bllokuan trafikun në dhe rreth Bremenit të hënën në mëngjes, në shenjë proteste. Ka ende disa kufizime, tha një zëdhënëse e policisë së Bremenit të hënën në mëngjes. Policia e Difolcit ka njoftuar në mëngjes se qarkullimi në B6 është penguar nga një kolonë traktori.

Ministri i Financave ndërpreu fjalën pas ofendimeve

Ministri i Financave Lindner doli në skenë për të mbajtur fjalim dhe mori reagime të stuhishme. Ndërkohë që disa i fishkëllenin dhe i thoshin “largohu”, të tjerë e duartrokitën edhe pse ishin më të pakët, shkruan “Bild”. U dëgjuan edhe pasthirrmat: “Mjaft”.

Lajme të tjera |  Çfarë është “treni bullgar” që e pretendon PD-ja për manipulimin e votës

Sipas mediave gjermane, Lindner e ka ndërprerë fjalën pas ofendimeve të shoqëruara me fishkëllima të forta, të cilat i janë drejtuar nga demonstruesit. “Gënjeshtar” dhe “Largohu”, brohoritën protestuesit gjatë fjalimit të Lindner, duke hedhur mjete piroteknike dhe lëvozhga bananeje. Disa persona u arrestuan, tha policia, cituar nga Tages Spigel, pa specifikuar numrin.

Lidner, u përpoq të tregonte mirëkuptim ndaj protestuesve, duke deklaruar se ishte një protestë legjitime dhe paqësore dhe se kishte frikë nga imazhet e tmerrshme gjatë protestës. Për shkak të thirrjeve të forta nga pjesëmarrësit e protestës, Lindner e ndërpreu fjalimin e tij, i cili mundi të vazhdojë vetëm pasi presidenti i Shoqatës së Fermerëve Gjermanë, Joachim Ruckwid, i bëri thirrje turmës që ta linte të fliste. Lindner mbrojti shkurtimin e buxhetit të qeverisë federale, por premtoi bisedime për shkurtimin e burokracisë dhe rregullimin e standardeve mjedisore.

“Nuk mund të premtoj më shumë ndihmë nga qeveria sot”, tha Lindner, duke shtuar se qëllimi i tij është të forcojë bizneset e fermerëve. Fermerët në mbarë Gjermaninë kanë nisur protesta masive. Ata kërkojnë rikthimin e subvecioneve nga qeveria për naftën./ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us