Gjendet pa jetë në hyrjen e një pallati një 38-vjeçar në Shëngjin

Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us