Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Vashtëmi të Maliqit, në Korçë.

Policia thotë se viktima dyshohet të jetë vetëvarur pranë banesës së tij, ndërsa nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton Policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us