GJKO ka marrë vendim për Fredi Belerin, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, duke e dënuar me dy vite burg.
SPAK kishte kërkuar burgosjen e Belerit për dy vite e gjashtë muaj.
Beleri e ka konsideruar procesin politik.
“Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh, dosja nuk ka fakte ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e Prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. Herët a vonë, e vërteta do dalë një ditë. Jam përgjuar 24 orë në ditë, provat nuk përputhen. Në të njëjtën kohë që thuhet se Arseni ka folur me mua, ai ishte në komisariatin e Vlorës. Prokuroria duhet të verifikonte faktet. Gjykata e Apelit pranoi të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe asnjë kërkesë timen. Një ndër to t’i kërkonte informacion gjykatës së Vlorës. Kjo është një çështje politike, me mua u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë. U tejkaluan kompetencat. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vjet burg nuk ka asnjë logjikë.
Ditën e djeshme mediat greke publikuan artikuj ku sulmohej gjyqtarja Irena Gjoka, me aludime se ajo ka qenë e dëbuar nga Greqia dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt në vetting, madje gazeta greke shkonte deri aty sa të aludonte se gjyqtarja ka një borxh ndaj Edi Ramës për kalimin e vettingut.
Lidhur me këto artikuj reagoi KLGJ, duke kërkuar që të ndalen sulmet ndaj gjyqtares për shkak të detyrës.





