Goditi me grusht portierin kundërshtar, pezullohet 3 vite babai i vëllezërve Shpendi

ITALI – Liman Shpendi detyrohet tashmë që të ndjekë ndeshjet e djemve të tij, Cristian dhe Stiven nga televizori. Kjo, sepse ai është dënuar që të mos shkelë për 3 vite në stadiumet e Italisë.

Sulmi fizik ndaj portierit të Olbia, Filippo Rinaldi ka bërë që të merret masë sportive për Shpendin. Rinaldi ndërhyri ndaj Cristianit, duke detyruar sulmuesin të largohet nga fusha. Kjo solli zemërimin e babait të Cristianit, Liman Shpendi, që hyri në fushë dhe qëlloi kundërshtarin.

Filippo Rinaldi nuk e denoncoi, duke bërë që drejtësia të shmanget në këtë rast. Liman Shpendi një ditë pas ngjarjes kërkoi falje publike për incidentin. Vëllezërit Cristian dhe Stiven Shpendi, që luajnë me Cesenan dhe Empolin janë pjesë e Shpresave të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us