Grabitet futbollisti! Hajdutët i lidhin nënën dhe i marrin paratë

Shtëpia e sulmuesit të Espanjol, (ekip ku luan edhe Bare), Keita Balde ka rënë pre e një grabitjeje.

Tre persona me kapuç dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit, ndërsa nëna e tij ishte në banesë. Mësohet se hajdutët e kanë lidhur nënën e sulmuesit senegalez dhe më pas kanë kontrolluar banesën, për sende me vlerë.

Pas kontrolleve, ata kanë hapur kasafortën me sharrë dhe kanë gjetur aty sende me vlerë. Nëna e lojtarit nuk është lënduar, ndërsa një hetim është hapur për rastin.

Dyshohet se pas kësaj vjedhjeje qëndron një bandë nga Europa Lindore.

Keita Balde është një sulmues me eksperiencë, teksa ka luajtur me ekipe me emër, të tilla si Lazio, Monaco, Inter, Sampdoria, Cagliari, Spartak Moscow e tashmë Espanyol

Lajme të tjera |  VIDEO/ Odise Roshi fantastik në Turqi, “rraketa” kuqezi gatuan golin e rradhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us