Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.
Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.
Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.
Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.
Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.


