Hidhen poshtë ofertat nga Kazakistani dhe Ukraina, ish-kampioni i Egnatias besnik ndaj kuqezinjve

Arbin Zejnullai pritet të jetë një prej emrave më të lakuar në këtë merkato të verës. Mesfushori, i cili luan momentalisht për Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, është përfolur shpesh për interesime nga klube të njohura në Kazakistan dhe Ukrainë.

Burimet për Newsport.al, raportojnë se mundësitë janë reale që ai të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve, përtej zërave që e lidhin me një largim. Megjithatë, asgjë nuk mund të përjashtohet, pasi merkatoja do të ketë zhvillime.

Kujtojmë se Zejnullai ka qenë pjesë e Egnatias në sezonin 2022/23 ku qëndroi për dy vite dhe fitoi titullin kampion në Superiore, kur ekipi drejtohej asokohe nga trajneri Edlir Tetova.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Katari zgjohet në “frymën e fundit”, Granit Xhaka me shokë “fiken” në 2 minutat vendimtare

Po ashtu, 27-vjeçari ka patur edhe eksperienca të rëndësishme te NK Lokomotiva në Kroaci si dhe Rabotnici po në Maqedoni. Këtë sezon që lamë pas, ai zhvilloi 31 prezenca, duke shënuar 3 gola dhe kontribuar me 2 asiste.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us