“Shqipërisë ia bëtë nënën, njëqind vjet që s’gjen shërim!”, Luan Rama i thur poezi kastës politike: Mjerë, o popull, kë ke zgjedhur

Teksa Shqipëria është e përfshirë në një valë protestash qytetare paqësore për largimin e kryeministrit Edi Rama, ish-politikani dhe moderatori Luan Rama ka publikuar një poezi me titull “Ç’ndodh kështu me vendin tim”.

Mes satirës dhe kritikës, Luan Rama sjellë një dialog imagjinar me Faik Konicën dhe ngre shqetësime për klasën politike dhe kryesisht ata qe qeverisin vendin.

Poezia 

Ç’NDODH KËSHTU ME VENDIN TIM

Ç’m’u kujtove, Faik Beu,
Beu ynë nga Konica!
Ti i pari bëre pyetjen:
Ku i gjeti politika?

Ku i gjeti politika
këta telendarët tanë,
që me marrëzitë e tyre
po çudisin gjithë dynjanë?

– Çfarë të them unë, i shkreti?
Ç’pata për të thënë, e thashë.
Fjalën time, fjalë poeti,
nëpër libra jua lashë.

Lajme të tjera |  Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Jua lashë, po kujt ia thashë?
Një i gjatë, tjetri kokëtrashë,
si “Anadollak’ në mesallë”,
kuvendarë që bëjnë pallë!

Tunden, shkunden e përkunden,
flasin, po nuk dinë se ç’flasin;
mjerë, o popull, kë ke zgjedhur,
kuvendarë që pëllasin!

Flet e flet e s’ka të sosur
i pari i qeverisë,
përlyer e nakatosur
në dyert e drejtësisë!

Një pas një në burg i vanë
ata që vetë i ka zgjedhur;
pas shpine dardhat ia hanë,
zullumqarë e bishtpërdredhur!

Ndërsa zoti President,
që e ka emrin Bajram,
edhe kur i flasin shqip,
me shqiptarët kufje mban!

Ndaj, ç’të them për ditëzinë?
Më vjen keq për atë vend;
hall i madh për Shqipërinë:
kë i vunë President!

Hall i madh, sa s’ka më tjetër
– ç’ndodh kështu me vendin tim?
Mykur, opozitë e vjetër,
endet rrugëve pa shpëtim!

Lajme të tjera |  Detaje nga protesta e 14, nga kërkesa për rikthimin e Altin Dumanit në krye të SPAK te pjesëmarrja e madhe edhe nga diaspora

Ndaj, ç’më pyet, pse më lodh?
Lermë të prehem në trishtim.
– Shqipërisë ia bëtë nënën,
njëqind vjet që s’gjen shërim!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us