‘Frymë fashiste, duhet të çohen nga kafet’ Rama-protestuesve: Hajvanë…kjo duhet ndalur

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij ‘Flasim’ ka deklaruar se protestat po udhëhiqen nga një frymë fashiste dhe linçuese ndaj mendimit ndryshe. Sipas tij, imponimi i pjesës tjetër për t’ju bashkuar turmës është një komponent shumë i rrezikshëm i protestës.

Kreu i qeverisë deklaron se është e patolerueshme që një grup njerëzish, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Rama shprehet se kjo frymë duhet ndalur.

Edi Rama: Fryma fashiste është kur ti thua: “Unë dua të flas, unë dua të them atë që mendoj, unë dua të protestoj, unë dua të rri në bulevard”, po unë nuk dua dhe nuk pranoj që të tjerët të kenë një opinion apo një qëndrim tjetër. Të tjerët duhet të çohen nga kafet, të tjerët nuk duhet të shkojnë në koncert, të tjerët nuk duhet të shkojnë në plazh, të tjerët nuk duhet të punojnë, të tjerët nuk duhet të marrin të mirat materiale nga puna e tyre, sepse duhet të jenë pjesë e kësaj gjëje”. Fryma fashiste është kur nuk do të dish fare dhe, patjetër që, kjo është një komponente shumë e rrezikshme e protestës. Por këto simptoma, lidhen drejtpërdrejt me dy gjëra që janë të panegociueshme për një shoqëri demokratike dhe për shoqërinë shqiptare dhe për vendin, që është nevoja për rritje ekonomike, nevoja për më shumë të ardhura dhe turizmi, është një burim kaq i madh dhe kaq i rëndësishëm dhe këtë vit parashikohet të jetë një sezon më i suksesshmi ndonjëherë, por, nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe nëse anulimet do të vazhdojnë, ky nuk do të jetë një sezon i suksesshëm. Ky do jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne, nga vetë ne, një gjë e paimagjinueshme, por që faktikisht mund të ndodhi, dhe simptomat janë.

Dhe tjetra: është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.

Lajme të tjera |  VIDEO: A ishte protesta e kësaj të shtune, protesta më e madhe në dekada?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us