“I kapa një tek mesazh…”, Dea Vieri tregon si u tradhtua nga i dashuri: E nxora nga shtëpia

Pak ditë që është bërë pjesë e ‘Big Brother Vip’, por stjuardesa e njohur edhe në botën e showbiz-it shqiptar, Dea Vieri ka arritur të tregojë natyrën e saj solare.

Nga sa e kemi parë në këtë javë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme, Dea është një natyrë pa komplekse dhe e përfshirë në disa diskutime që janë bërë ditët e fundit.

Ajo gjithashtu ka treguar për jetën personale dhe një histori ndarje nga ish- i dashuri i saj.

Në një bisedë me vajzat në dhomën e gjumit, ajo tregon momentin kur kuptoi se i dashuri po e tradhtonte.

Dea tha se mjaftoi një mesazh në telefon që të zbulonte pabesinë e partnerit të saj, të cilin siç tregon ajo më pas e ka nxjerrë nga shtëpia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us