I kënaqur me barazimin kundër Egnatias, Kërnaja shfaqet besimplotë: Vazhdoj përpara me këtë grup, golat dhe fitoret do të vijnë

Oltijon Kërnaja ka marrë 4 pikë me Partizanin në dy ndeshje. Pas fitores javën e shkuar, sot i mori pikë edhe Egnatias kampione. Pas përfundimit të sfidës ai deklaroi se do të vazhdojnë punën përpara dhe se golat do të vijnë.

“Lajm i mirë është që nuk pësojmë gol por edhe që krijojmë shumë, ishin 3-4 raste në pjesën e dytë që ishin flagrante për tu shënuar, por rëndësi ka që çunat dalin para porte, luftojnë, krijojnë dhe sigurisht goli do të vijë. Ka shënuar Isgandarli, do të shënojë Skuka, Toma, Gudjufi, do shënojnë të gjithë çunat që luajnë përpara. Nuk është e vërtetë që lojtarët nuk janë, u aktivizuan të gjithë sulmuesit, por rëndësi ka që dalin para portës, dhe pjesa tjetër do të rregullohet.

Ekipi kundërshtar ndryshoi pak në fund dhe menduam të merrnim gjerësinë e fushës dhe ta kapnim me Markun dhe Davidin në tranzicion pozitiv, rëndësi ka që dolën deri aty. Ajo që kam kërkuar që në fillim është që djemtë të shtojnë besimin në cilësitë e tyre, të jenë agresivë dhe të sakrifikojnë, vetëm kështu mund të ndryshonte gjendja që ishte. Për pjesën e parë e kishim menduar të luanim direkt duke parë edhe kundërshtarin, kur e pamë që Egnatia nuk po dilte dot në pjesën e dytë menduam të ishim me ofensivë, të merrnim topa dhe të ishim në linja anësore. Partizani i ka lojtarët për të mbrojtur me 5, pasi siç e thatë edhe ju sot ishim të dyzuar sepse patëm dy zëvendësime të detyruar, nuk ndryshonim dot manovër, nëse nuk ka dëmtime, i kemi lojtarët për të luajtur me 5 dhe me 3.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Ndeshja pjesën e dytë u dominua nga ekipi jonë, Egnatia nuk pati asnjë rast, ne vërtetë kemi tentuar vetëm njëherë portën por në qoftë se lojtari del 1 kundër 1 atëherë kjo është detyra e trajnerit. Portieri bëri një pritje spektakolare duke mbajtur në lojë Egnatian, ne kemi vazhduar të rregullojmë pjesën mbrapa dhe të krijojmë raste më shumë për të krijuar, djemtë po luftojnë dhe po sakrifikojnë shumë, kanë intesitet, kjo është diçka që unë e kam kërkuar. Historinë e Partizanit e dimë ashtu si unë edhe ti, varet si e quaj unë sulm.

Edhe ndeshjen e kaluar kishim të njëjtën ide, unë do vazhdoj përpara me këtë grup, me këta çuna që janë shumë mirë, fitoret do të vijnë. Mos harrojmë gjendjen ku ishte Partizani dhe ku është tani”, tha Kërnaja për “RTSH Sport”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us