I ra krevati i varur në mur! Shqiptarja humb jetën në Santorini, arrestohet pronari i hotelit

Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini. Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur u shkëput dhe i ra në kokë. Si pasojë iu thye qafa.

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us