I shënoi Realit në Bernabeu, Lamine Yamal: I lumtur për fitoren, gati të fitojmë La Liga

Barcelona “shpartalloi” Real Madrid në “Bernabeu”, me katalanasit që triumfuan 4-0. Një Barcelonë spektakolare në shtëpinë e rivalëve dhe ku protagonist ishte edhe Lamine Yamal.

17-vjeçari shënoi golin e 3-të për miqtë. Spanjolli ka folur pas kësaj sfide shkurtimisht, ndërsa shprehet i lumtur për këtë fitore. Ndër të tjera thekson se tashmë Barça është gati për të fituar La Liga këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Dua të them, bravo Barça! Tani duhet të bëjmë maksimumin për të fituar La Liga, puna nis që tani”, ka theksuar sulmuesi.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us